3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

E thotë profesori i njohur: Ja çfarë ndëshkimi do merr Qeveria Kurti nëse injorohet Amerika për heqjen e taksës

Rekomandime

Taksa duhet të hiqet sepse ekziston një presion i madhe për ti hap rrugë dialogut. SHBA-të nëse duan e rrëzojnë këtë qeveri në ora 24 të natës, por nuk tash për tash duan, duhet të bëhet zgjidhja. Pra kjo qeveri është e determinuar të ose të pranoj heqjen e taksës ose dorëheqjen, si ajo e kaluara,” thotë Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik Blerim Burjani, duke e parë mungesën e akordimit në mes të partnerëve politik në qeverisje të vendit, që ti japin zgjidhje problemit të kasës ndaj mallrave të Serbisë, heqjen e saj pa kushte, sipas kërkesës së SHBA-ve, thekso se tani më këtij koalicioni po i ngushtohet akoma më shumë rrethi politik dhe diplomatik, sepse dita ditës po vijnë mesazhet e qarta nga SHBA-të për ta hequr pa kushte taksën ndaj Serbisë, ndryshe kjo politik po e qon Kosovën në izolim akoma më të thellë dhe në sanksione.

- Advertisement -

Këtë konstatim, Burjani e bazon në faktin se Qeveria amerikane e ka konfirmuar përsëri se nuk ka fonde për Kosovën, nëse nuk hiqet taksa.

Ky qëndrim është përsëritur nëpërmes komunikatës së lëshuar nga MCC-ja, në mbrëmjen e së premtes, rreth gjendjes së programeve të saj për zhvillim ekonomik në Kosovë ku thuhet se:

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi tarifave të Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në reduktimin e varfërisë, nëpërmjet zhvillimit ekonomik.

- Advertisement -

Vendimi për t’i vazhduar programet e MCC-së varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës. MCC shpreson se Qeveria e Kosovës do të vendosë të zgjidhë këtë çështje të tarifës sa më parë, në mënyrë që të vazhdojnë programet.

Sapo të arrihet një zgjidhje, MCC do të vazhdojë operacionet e saj”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Prandaj, sipas Burjanit, Qeveria e Kosovës, duhet ta ndërron pa vonesë qëndrimin rreth taksës, ta heq atë pa kushte, kur dihet se edhe ashtu, nuk ka akordim të njëjtë me partnerëve të koalicionit për këtë çështje, pasi që është LDK-ja ajo që po insiston në heqjen e saj, për ta testuar sjelljen e Serbisë por edhe mbështetjen reale të faktorit ndërkombëtar për Kosovën. Ndryshe, nëse nuk lëvizet nga ky pozicion, mundë të bie edhe kjo qeveri, sikurse qeveria e PAN-it.

Blerim Burjani

“Taksa duhet të hiqet sepse ekziston një presion i madhe për ti hap rrugë dialogut. SHBA-të nëse duan e rrëzojnë këtë qeveri në ora 24 të natës, por nuk tash për tash duan, duhet të bëhet zgjidhja.

Pra kjo qeveri është e determinuar të ose të pranoj heqjen e taksës ose dorëheqjen, si ajo e kaluara,” thotë Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesor Burjanit, edhe koalicio0ni LVV-LDK nuk po tregohet në këtë fazë të zhvillimeve ndërkombëtare serioz dhe ,e kapacitete të duhura për të bërë politikë, por po përjeton fatin e njëjtë të ish qeverisjes së PAN-it.

“PAN-i ishte skandaloz, por edhe VV duket të jetë skandaloze në politikën ndërkombëtare, sepse nuk po duket që ka kapacitete kurrfarë, por nuk ka as vetëdijesim për momentin. Këta fare nuk po e kuptojnë së politika ndërkombëtare vendos për popujt e vegjël dhe jo të vegjlit ti sundojnë dhe të ju diktojnë të mëdhenjve në politikën ndërkombëtare”, thotë Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

Sipas Burjanit, në rrafshin e politikave ndërkombëtare, popujt e vegjël dhe problemet që kanë shtete mes tyre, vazhdimisht kanë qenë dhe do të mbeten që të zgjidhen mbi bazën e interesave strategjike në mes të SHBA-ve, BE-së dhe Rusisë, prandaj edhe çështja e Kosovës dhe Serbisë është një projekt i tillë për të cilin nuk mundë të vendosin kosovarët sipas vullnetit të tyre, nëse për finalen e zgjidhjes nuk ka akordim në mes dy fuqive të mëdha, SHBA-së, BE-së dhe Rusisë.

Politika Kosovare duhet ta ketë shumë të qartë se rendin botërorë e mbajnë SHBA, BE-ja dhe Rusia, dhe këtë duhet pranuar, andaj duhet të ketë vetëdijesim total se këtu lojëra e strategji nuk ka, ka veprim dhe mos verim, pra s’ka lojëra e strategji lokale dhe kosovare për këtë çështje.

Çështja është e qartë, pranoje ose lere, sikur te marrëveshja që ekziston dhe detyrohesh për të vendosur: merre ose lere, sepse s’ka rrugë tjetër.

Duhet ta dimë që dialog i cili zgjatë edhe njëqind vjet nuk ka”, thotë Blerim Burjani për Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit