5.8 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Edhe Dardanët ua prishin planet çekëve, i lënë me gishta në gojë

Rekomandime

Dje Policia e Kosovës arrestoi tetë shtetas çekë, të cilët kishin planifikuar që sot gjatë ndeshjes që do të luhej në Fadil Vokrri ta ngritin një dron me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’

Lajmi kishte bërë bujë të madhe mbrëme, derisa tifo grupi i Kosovës ‘Dardanët’ kanë paralajmëruar të pranishmit që do të jenë në stadium sot që të jenë të vëmendshëm dhe të mos bijnë pre e provikimeve të çekëve.

- Advertisement -

“Dardanët’ ftojnë të gjithë tifozët e Kosovës që do të jenë të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen Kosova-Çekia, të mos bijnë pre e provokimeve të mundshme që mund të ndodhin nga ana e ndonjë tifozi çek të papërgjegjshëm.

Ftojmē për maturi dhe përmbajtje duke i rrespektuar normat dhe rregullat e sjelljes të përcaktuara nga UEFA, dhe duke lënë organeve të sigurisë së Kosovës të bëjnë punën e vet, ashtu siç kanë bërë edhe sot duke parandaluat ca tifozë çek me tendenca provokatore.

Theksojmë edhe një herë se më e rëndësishmja është fitorja e Kosovës në fushë dhe për të arritur këtë nevojitet përkrahja jonë e fuqishme.

- Advertisement -

Çdo incident potencial mund ta dëmton Kosovën.

Ne nuk guxojmë të bijmë në provokime dhe ne jemi aty vetëm pêr të përkrahur ekipin tonë, Kosovën. Në çfarëdo provokimi potencial ne do ta rrisim përkrahjen dhe do ta brohorisim dhe do të këndojmë edhe më zëshëm për Kosoven,” thuhet në njoftimin e Dardanëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit