1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Edhe një humbje jete tragjike në Deçan, 34-vjeçari humb jetën nga Iëndimi në mal

Rekomandime

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Deçan. Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare atje.

Rasti është konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

- Advertisement -

“Rreth orës 13:40 minuta, është pranuar një informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, se një person ka arritur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, është deklaruar ai.

Një ngjarje tjetër tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lloqan të Deçanit, ku një i ri është gjetur i djegur në shtëpi.

Policia ka bërë të ditur se viktima është gjetur i karbonizuar.

- Advertisement -

“Sot me datë 17.12.2021, rreth orës 06:35, Policia është i formuar se në fshatin Lloqan-Deçan, një shtëpi është duke u djegur, me të marrë informatën Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vend ngjarje, dhe gjatë intervenimit nga zjarrfikësit është vërejtur se një person është brenda i djegur (karbonizuar), vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente dhe Prokurori i shtetit, me urdhër të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet ne institutin e mjekësisë ligjore ne Prishtinë (IML) për obduksion dhe rasti cilësohet si “Hetim i vdekjes”“, ka deklaruar Rugova.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit