9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Kërcënimet me jetë ndaj gazetarit Kajtazi, arrestohen dy të dyshuar

Rekomandime

Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy të dyshuar për kërcënimin e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Siç raporton me burime mediumi që drejtohet nga Kajtazi, të arrestuarit për kanosjen e gazetarit janë K.R. dhe B. A.

- Advertisement -

Ata, dyshohet se e kanë kërcënuar gazetarin Kajtazi përmes rrjeteve sociale.

Ndërkaq, Prokuroria njoftoi sot se është vënë në lëvizje pas kërcënimeve me jetë ndaj gazetarit Kajtazi.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njofton se pas raportimit të kërcënimeve ndaj V.K., si rezultat i deklaratave të bëra në një emision televiziv vendor, më 16 dhjetor 2021, me urdhër të prokurorit të shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Kanosja’, të paraparë sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Pokuroria të premten.

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi, denoncoi të enjten mbi 100 kërcënime të adresuara kundër tij. Ato ai i ndërlidhi me deklaratat e tij për Grupin Kumanova.

Ndaj kërcënimeve kanë reaguar në mbrojtje të tij edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit