1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Epidemiologu suedez: Koronavirusi ‘u shfaq në Evropë në nëntor të vitit të kaluar’

Rekomandime

Suedia me gjasë të madhe ka pasur rastet e para me koronavirus që nga nëntori i vitit të kaluar, ka pohuar epidemiologu suedez.

- Advertisement -

Anders Tegnell, epidemiologu shtetëror i shtetit suedez, ka thënë se rastet individuale mund të jenë vërejtur tek udhëtuesit nga Wuhani, raporton TT News Agency, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se mund të gjesh raste individuale në mesin e udhëtuesve nga Wuhani që erdhën në nëntor dhe dhjetor. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është më se e natyshme”, deklaroi Tegnell, duke folur për rastet e para të koronavirusit në Suedi.

Komentet e tij vijnë vetëm një ditë më vonë pasi ekspertë shëndetësor francez raportuan se Franca kishte pasur rastin e parë me sëmundjen Covid-19 në dhjetor të 2019-ës.

- Advertisement -

Pacienti i parë zyrtar i infektuar me virusin pandemik në shtetin nordik u paraqit më 31 janar, pas një udhëtimi në Kinë. ‘Pacienti Zero’ është shëruar nga virusi ngjitës që prej atëherë.

Deri më tani, janë paraqitur më se 23 mijë raste me virusin nga familja SARS-Cov2 në Suedi, derisa 2,800 kanë mbetur të vdekur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit