8 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Erdhi dita t’i tregojmë shkaut si luftojnë burrat dhe si vdesin për liri” – fjalët e Adem Jasharit kur hyri tanku serb

Rekomandime

Sulmi që ndodhi më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, mori jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

- Advertisement -

Ragip Jashari i cili është njëri nga bashkëluftëtarët e komandantit legjendar, Adem Jasharit, ka rrëfyer momentet si filluan luftimet.

Ai ka thënë që gjatë asaj kohe, kishin pranuar edhe telefonata për shtim të forcave serbe, por të cilat nuk i kishin marrë shumë seriozisht.

“Ishte mëngjesi i 5 marsit, kur ishim në Odën e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit dhe në ora 5;00 filloi të qitet rrethi në lagje. Ishim në bashkëbisedim me Hamzën. Gjatë asaj kohe, u bënë dy telefonata, që na treguan që po grumbullohen forcat serbe në lagjen Jashari. Ashtu qysh jemi kon, kemi dalë dhe jemi përgatitë me atë armatim që e kemi pasë. Kemi dalë nga kjo Kullë e cila është simbol”, tha ai për Klan Kosova.

- Advertisement -

“Kishim një paralajmërim rreth orës 4;00 ku bashkëluftëtari i joni Hysen Gucati tha se shumë forca po grumbullohen dhe nuk e morëm tragjike. Kur erdhi mëngjesi filloi rrethimi. Pamë tankun që doli nga bunkeri. Kanë ardhë forcat e armatosura nga fshati Klinë dhe kemi dalë ata që ishim në Odë, Hamza, baca Shaban dhe djemtë e rinj të cilit ishin të përgatitur. Rreth orës 7 e 25 kanë filluar luftimet te Jasharët. Luftime ka pasë në tërë lagjen”, tha tutje Jashari.

“Ne ishim të përgatitur për një luftë, e dinim që do të ndodhë një ditë dhe familja e komandantit legjendar ishte e përgatitur për luftë. Neve na stërvitën për të bërë rezistencë, pasi artileria e forcave serbe ka qenë shumë e madhe, por kurajo për liri neve na bëri të fortë, na bëri të frymëzohemi dhe të luftojmë aq sa kemi pasë mundësi”, shtoi ai.

- Advertisement -

Ragip Jashari kujton edhe fjalët që kishte thënë Adem Jashari në momentin kur tanku serb kishte arritur në lagjen e Jasharëve.

“Burra erdhi dita t’i tregojmë shkaut si luftojnë burrat dhe si vdesin për liri”, tregon Ragipi fjalët e Adem Jasharit në momentin kur po fillonin luftimet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit