-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Fatmir Limaj tregon a do të hyjë ushtria serbe në veri të Kosovës

Rekomandime

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Serbia nuk do të kthehet asnjëherë në territorin e Kosovës sa të jetë president Aleksandar Vuçiq.

- Advertisement -

Ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërhyjë asnjëherë në territorin e Kosovës dhe ka hedhur poshtë idenë që të ketë ndonjë ndërhyrje në veri të Kosovës.

“Serbia? Jo asnjëherë. S’ndodh kurrë ajo. Kurrë asnjëherë Serbia nuk ka me mujtë me u kthy në Kosovë. Sa ta keni Vuçiqin, kurrë Kosova më e sigurt s’ka qenë. Vucici dhe Dacici. Të dytë. Ata janë humbës të luftës. Unë frikohem nga politikat e arsyeshme, nga një diplomaci e kujdesshme. Mirëpo fatkeqësia është që ne jemi tu i dhanë penallti Vuçiqit”, ka thënë ai.

Limaj po ashtu ka thënë se Kosova duhet të kërkojë ndërhyrje të ndërkombëtarëve pasi Serbia dërgoi helikopterë ushtarakë brenda territorit të Kosovës.

- Advertisement -

Reklamë

Ndryshe, që prej vendosjes së masës së reciprocitetit për targat e Serbisë, më 20 shtator, tensionet janë rritur në veri të Kosovës, ku qytetarët serbë po kundërshtojnë këtë masë. Ata kanë bllokuar me makina dhe mjete të tjera rrugët që çojnë për në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

- Advertisement -

Të gjitha automjetet me targa serbe, që hyjnë në Kosovë, duhet t’i heqin targat dhe të vendosin targa të përkohshme të lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Prishtina ka thënë se një gjë e tillë praktikohet për vite me radhë nga Beogradi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit