Pamja e tyre e rrëmbeu vëmendjen e botës. Nga një pasion lokal pulat gjigante nga Kosova, brenda ditës u shndërruan në senzacion në mediat serioze botërore.
Në fakt këto shpezë nuk e kanë prejardhjen nga vendi ynë.
Pronari i tyre, Jeton Halitaj tregon për Klan Kosova se ku e mori këtë lloj të pulës gjigante të quajtur ‘brahma’.
Ai thotë se pulën e parë e mori në Kamenicë, nga edhe filloi kultivimin dhe shtimin e tyre.
Dikush sipas tij thotë se janë pula indiane, e dikush amerikane. Ky vet beson se janë amerikane.