-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Fotoalbumi i rrallë: Kostumet nga të gjitha trevat shqiptare: asnjëra e mbuluar

Rekomandime

Një kolazh piktoresk ku paraqiten foto të grave dhe vajzave nga të gjitha viset etnike të Shqipërisë. Nuk është vetëm Marubi apo fondi i artë i artistit shkodran, por edhe foto familjare apo te etnologëve të njohur botërorë, paraqesin një çift nga Tetova, ku ndryshe nga imazhi që kërkojnë të hapoin disa gruaja nuk është e mbuluar me burka por me kostum kombëtar.

- Advertisement -

Vajza nga Prishtina paraqitet me dimitë e famshme apo me jelek dhe barnavek. Dy gra nga Kumanova, janë rrëzëllitëse me një kostum shumë piktoresk që nxjerr në pah bukurinë e kësaj treve.

Një bukuri klasike paraqesin gratë arbëreshe të Piana Degli Albanesi në Siçili.

- Advertisement -

Kurse gratë e Dibrës konkretisht krahinës së Gollobordës mbajnë një veshje të rëndë tërë hire ku duket dhe një burr me gajde dhe fustanellë.

- Advertisement -

Kurse Gratë e Prizrenit mbajnë veshur dimitë e famshme ndërsa në kokë kanë thjeshtë një shami për flokët.

Kurse një fotografi nga Vlora paraqet një zonjë me kostum: fund dhe këmishë me kollare që shpërndan ushqim për të varfrit.

Nuk mund të mungojë xhubleta e njohur si e zonës së Zadrimës por edhe e Malësisë së Shkodrës, ku paraqiten gra që ndodhen në Pazarin e qytetit të madh të veriut.

Një kolorit i mrekullueshëm që trëegon shpirtin e lirë dhe forcën e gruas në traditë që pak është thënë me shkrime, por fotografitë e japim më mirë…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit