11.2 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Gani Geci në pushim nga burgu, e pret Stresin në odën e tij

Rekomandime

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka bërë të ditur se sot është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi.

- Advertisement -

Me këtë rast, Geci ka publikuar një fotografi me disa familjarë ku në mesin e tyre shihet edhe reperi Stresi.

Stresi i cili është edhe fitues i Big Brother Vip Kosova ka vizituar familjen Geci në Llaushë të Skenderajt.

“Të dashur miq, Sot babai im Gani Geci është në pushim të rregullt nga burgu në shtëpi dhe me këtë datë kishte ditëlindjen axhi ynë Fadil Geci të cilit i urojmë edhe 100 vite të lumtura. Në këtë mbrëmje për ta vizituar Gani Gecin në kullën tonë në Drenicë erdhi fituesi i Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj -Stresi. Faleminderit për vizitën”, ka shkruar Gani Geci.

- Advertisement -

Geci është në vuajtje të dënimit prej 3 vjet e 6 muaj burgim për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gusht të vitit 2014.

- Advertisement -

Sipas aktgjykimit të shpallur më 4 qershor 2021, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit