3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Gjermania dëbon dy diplomatë rusë

Rekomandime

Gjermania i ka dëbuar dy shtetas rusë që ishin duke punuar në ambasadën ruse në Berlin pasi prokurorët gjermanë thanë se kanë dëshmi për përfshirjen e këtyre dy personave në vrasjen e një shtetasi të Gjeorgjisë.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se e ka marrë këtë vendim për shkak se autoritetet ruse refuzuan të bashkëpunojnë në hetime lidhur me vrasjen e gjeorgjianit.

- Advertisement -

Organet gjermane të drejtësisë besojnë se në këtë vrasje kanë qenë të infiltruara qeveria e Rusisë ose e Çeçenisë.

Zelimkhan Khangoshvili ishte qëlluar për vdekje në një park të Berlinit në gusht të këtij viti.

Kremlini e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij, por mungesa e vullnetit të qeverisë ruse për ta zbardhur rastin ka ngjallur dyshime.

- Advertisement -

Sidoqoftë, Ministria e Jashtme Ruse paralajmëroi se do të reagojë më vonë ndaj vendimit të Gjermanisë për dëbimin e dy diplomatëve rusë, të cilin e cilësoi si veprim jomiqësor dhe të pabazë.

Vrasësi i burrit 40-vjeçar ishte arrestuar nga policia kur po përpiqej ta fshihte armën në një kanal, por ai ka refuzuar të bashkëpunojë me autoritetet gjatë procesit të marrjes në pyetje.

- Advertisement -

Autori i vrasjes kishte udhëtuar drejt Gjermanisë përmes një pasaporte ruse i identifikuar si Vadim Sokolov, por ekspertët dyshojnë në autenticitetin e dokumentit.

Gjeorgjiani i vrarë ishte pjesë e forcave separatist që kanë luftuar kundër ushtrisë ruse në Çeçeni, shkruan “The Guardian”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit