6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjermania i kërkon Kosovës 987 trupa të ushtarëve të mbetur nga Iufta e Dytë Botërore

Rekomandime

Republika Federale e Gjermanisë ka të dhëna se një numër i madh i ushtarëve gjermanë kanë rënë në Kosovë gjatë Iuftës së Dytë Botërore.

- Advertisement -

Detajet i ka ofruar Komisioni Gjerman për Kujdesin ndaj Varreve të Iuftës në një komunikim për Klan Kosovën.

“Ne dimë për 987 ushtarë të rënë të Wehrmacht-it në zonën e Kosovës së sotme. Marrëveshja për çështjen e varreve të Iuftës mes dy palëve nuk është nënshkruar ende. Kur ne do të mund të punojmë në Kosovë dhe të zhvarrosim të vdekurit, ne do të ndërtojmë atje një monument përkujtimor. Me siguri do të gjejmë një vend të përshtatshëm për varrin e Iuftës në konsultim me autoritetet lokale”.

Varret e dy ushtarëve të Forcave të Armatosura të kohës së Hitlerit të njohura si Wehrmacht, para disa javësh u zbuluan në Popovë të Podujevës.

- Advertisement -

Ata u gjetën në pronën e familjes Rexha të këtij fshati. Të parët e fisit në fjalë, qysh më 1944, kishin varrosur gjermanët e vr.arë në Iuftim me partizanët në pronën e tyre.

Për 77 vjet familja llapjane e mbajti sekret këtë ngjarje deri në korrikun e 2021-ës.

- Advertisement -

Të rënët u identifikuan nëpërmjet pllakave metalike me numër serik, kockave të kafkës ose krehërve për flokë. Gërmimet u bënë në bashkëpunim mes autoriteteve vendore, atyre gjermane dhe kontingjentit të tyre në KFOR.

“Nëse gjejmë këso lloj pllakash ose sende të tjera si unaza martese që japin të dhëna për identitetin e të vdekurve, ne së bashku me Arkivat Federale në Berlin do të përpiqemi t’i identifikojmë në mënyrë që të informojmë të afërmit e tyre”, thuhet mes tjerash në deklaratën e Volkbunds.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit