1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjurmëve të lashta të UFO-ve, ekzistojnë edhe në Kosovë

Rekomandime

Një objekt i paidentifikuar, apo UFO, është definicioni i përgjithshëm kur shohim anomali në qiell për objekte apo fenomene të pa identifikueshme apo objekte. Një prej këtyre gjurmëve gjendet edhe në Kosovë, konkretisht në altarin e Manastirit të Deçanit!

Pavarësisht se përkufizimi i tij përfshinë çdo dukuri të pashpjegueshme të fenomeneve ajrore, në kulturën popullore ky term është bërë sinonim i përgjithshëm me anijet kozmike të jashtëtokësorëve.

- Advertisement -

Fenomene të UFO-ve janë raportuar gjatë tërë historisë në pjesë të ndryshme të botës, duke ngritur pyetje për jetë në planetë të tjera nga të cilat vinë jashtëtokësorë për ta vizituar Tokën. Ata kanë zgjuar interesin publik dhe janë bërë inspirim për një numër të madh të filmave dhe librave. Megjithatë, disa prej tyre, fatkeqësisht janë edhe subjekt i përqeshjeve.

Dekada me radhë, ka pasur lëvizje në këtë drejtim, të qëllimshme apo jo, për ta zvogëluar rëndësinë e UFO-ve dhe për ta krijuar një opinion publik që UFO-të, në njëfarë forme, janë mashtrim i përparuar i shkencës. Pavarësisht kësaj, fenomene të pashpjeguara ajrore të UFO-ve janë raportuar përgjatë tërë historisë, nga epoka parahistorike deri në ditët e sotme.

Disa nga përshkrimet antike të objekteve fluturuese të tilla në qiell ishin padyshim të natyrës astronomike, më shumë mundësi kometa, meteor të shndërritshëm dhe planetë që mund të shihen dhe me sy të lirë, apo fenomene optike atmosferike siç janë retë thjerrëza. Një shembull është kometa Halley, e cila për herë të parë është regjistruar nga astronomët kinez në vitin 240 para erës sonë dhe ndoshta edhe më herët se viti 467 i erës sonë. Të tilla fenomene gjatë historisë gjithmonë janë trajtuar si shenja të mbinatyrshme, engjëj apo dukuri të tjera fetare,shkruan Ancient Origine.

- Advertisement -

Kjo pikturë në shpellë ka ngjashmëri të pabesueshme me një pikturë të punuar qindra vite më vonë në shekullin 16 në Sixhaden Verore të Triumfit. Pamje të UFO-së në këtë sixhade po ashtu lidhen ngushtë me fenomenin e UFO-ve të parë në kohë moderne. Po ashtu kemi shpella të aborigjenëve të qenieve qiellore të quajtura Wandjina, të cilat duket se prezantojnë vizitorë jashtëtokësorë.

- Advertisement -

Detale të një afreske të shekullit 14 të titulluar “Kryqëzimi”, e vendosur në altarin e Manastirit të Deçanit në Kosovë. Afreska përshkruan një burrë që shikon pas krahëve të tij derisa është në një anije kozmike dhe duket si jashtëtokësorë

Përkrahësit e përspektivës së lashtë të astronautëve theksojnë se një numër mitesh dhe legjendash që flasin për të ashtuquajturën “Perëndi qiellore” që zbresin nga qiejt, të cilat ekzistojnë në tekste historike që para 4000 viteve e që përshkruhen si anije kozmike fluturuese. Në letërsinë Vedike të Indisë kemi: Rig Beda, Mahabharata dhe Ramayana si përshkrime të makinave fluturuese të quajtura “vimanas” të cilat janë përdorur në një luftë që ka ndodhur në kohërat e lashta. Vimanas thuhet se ishin në gjendje të fluturonin në atmosferën e tokës po ashtu edhe në hapësirë, në planetë të largëta dhe të afta të zhyteshin nën ujë.

Në piramidat e Egjiptit, arkeologët kanë zbuluar hieroglife që ngjajnë me UFO-të e që janë përshkruar ashtu si në fenomenet që i shohim sot. Shekuj më vonë, ne zbulojmë artefakte të arit në Qumbaya të Kolumbisë parahistorike të Amerikës Qendrore, të cilat duket se janë një model perfekt i objekteve fluturuese. Më vonë, në mesjetë, kemi disa vepra arti të cilat tregojnë fluturimin e UFO-ve në qiell.

Siç theksojnë hulumtuesit, asnjë nga këto përshkrime të lashta nuk merren si prova të vetme për një ekzistencë të jetës jashtëtokësore. Por ato, të paktën, rritin mundësinë që jashtëtokësorët me të vërtetë e kanë vizituar Tokën apo janë vetëm raporte të pamjes se këtyre objekteve të paidentifikuara në qiell që bëjnë njerëzit sot e që kanë mundur të bëjnë edhe paraardhësit tonë antike të cilët nuk kanë qenë në gjendje as ti shpjegojnë apo identifikojnë ato.

Duke marrë parasysh atë që u tha më sipër, duket e arsyeshme që UFO-të te kenë qenë pjesë e debatit të studiuesve të cilët kanë bërë hulumtime shkencore. Për dallim nga ajo që ne sot shohim në internet, i cili është i mbushur plot me imazhe të rreme, video mashtrues, filma sensacional të Hollywoodit dhe keqinformim që i bën gjërat të duken edhe virtualisht të pamundshme për një studim legjitim ndahen faktet nga pirgu shumë i madh i fiksionit.

Po ashtu, Qeveritë tonë ende nuk janë të gatshme për të ofruar informacione të sakta kur bëhet fjalë për këtë çështje. Ne vetëm duhet të shikojmë një lajmërim të CIA-së në gusht të vitit 2012 që Area 51 ekziston më të vërtetë, pavarësisht se ka pasur dekada që ata e kanë refuzuar ekzistencën e saj derisa e etiketonte çdo kënd që i afrohet asaj si njeri me pikëpamje të teorive konspirative. Fatmirësisht, ekzistojnë disa organizata të drejtuara nga shkencëtarit siç janë SETI dhe MUFON, të cilët kanë qasje objektive në studimin e UFO-ve, shkruan Ancient Origine, transmeton GazetaExpress.

Kjo na dërgon të një dokument top sekret i paklasifikuar i shkruar nga Robert Oppenheimer, një teoricien i fizikës dhe Albert Einstein, teoricien gjerman i fizikës. Së bashku ata kanë shkruar një raport të përbashkët të titulluar “Marrëdheni me banorët e trupave qiellorë”. Dokumenti gjashtë faqesh është i pari i arkivuar ku përdorët fraza “Entitete biologjike jashtëtokësore” apo EBE. Datuar në qershor të vitit 1947, raporti i Oppenheimer-Einsten thekson që prezenca e objekteve të paidentifikuara ajrore është e pranueshme de fakto edhe nga ushtria.

Raporti Oppenheimer-Einstein trajton çështje që lidhen me UFO-të dhe jashtëtokësorët: nga mund të vijnë jashtëtokësorët, çfarë thotë ligji për ta, çfarë duhet të bëjmë në rast të kolonizimi apo integrimin e njerëzve dhe pse janë ata këtu. Dokumenti sugjeron që në rast se dëshira e jashtëtokësorëve do të ishte të vendosën në Tokë do të këtë “ndryshim të thellë në konceptet e jetës së tashme tradicionale” të ligjit dhe ndoshta për një ligj të ri që do të quhej “Ligji përgjatë njerëzve planetar”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit