2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjykata në Angli merr vendim: Të quash një burrë “tuIIac” është ngacmim seksuaI

Rekomandime

Të quash një burrë ‘tuIIac’ është ngacmim seksuaI, ka vendosur një gjykatë në Britaninë e Madhe pasi një punonjës u ankua se e quanin ‘tuIIac’.

Tony Finn kishte punuar për British Bung Company me bazë në West Yorkshire për gati 24 vjet kur u pushua nga puna në maj të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Ai i çoi punëdhënësit në gjykatë duke pretenduar, ndër të tjera, se ai kishte qenë VlKTlME e ngacmimeve seksuaIe pas një incidenti me mbikëqyrësin e fabrikës Jamie King, raporton Daily Mail.

Finn tha se gjatë një sherri që pothuajse shpërtheu në dhunë në korrik 2019, King i ishte referuar atij si një ‘tullac’.

Humbja e flokëve është shumë më e përhapur tek burrat sesa tek gratë, kështu që përdorimi i saj për të përshkruar dikë është një formë diskriminimi e ngacmimi seksual, tha një gjykatës. Gjykata tha se Finn ishte më pak i mërzitur nga gjuha ‘anglo saksone’ sesa komenti për pamjen e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit