4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Glauk Konjufca i zhytur në borxhe

Rekomandime

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, para se ai të vinte në këtë pozitë, ka deklaruar edhe pasurinë e tij.

- Advertisement -

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka detyrime financiare prej 61,296.00 eurove në një bankë komerciale në Kosovë, tregon formulari i publikimit financiar të tij në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas këtij formulari të plotësuar nga Konjufca më 26 gusht, njeriu i dytë më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit, posedon dy banesa me mbi 100 metra katror në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Të dy këto pasuri të paluajtshme, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje i ka deklaruar si pronë të regjistruar në emrin e tij, shkruan Insajderi.

- Advertisement -

Por, kredinë të cilën e ka deklaruar pranë formularëve të paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Konjufca nuk e kishte deklaruar në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit disa muaj më parë.

Konjufca fitoi edhe një mandat tjetër deputeti në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit në Kosovë.

- Advertisement -

Ai ka shërbyer si deputet në katër legjislaturat e fundit, pasi për herë të parë ulëse në Kuvendin e Kosovës kishte siguruar në vitin 2010. /Insajderi.com

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit