Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për qasjen e këtij të fundit në relacion me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Haradinaj ka publikuar një foto të disa kongresistëve amerikanë ku thotë se kanë shkuar në darkë te ambasadori serb në Washington, ndërsa thotë se Kurti në Kosovë krenohet për ulje të shpenzimeve për dreka e darka.
Kreu i AAK-së pyet se ç’po ndodh me dialogun e Asociacionin siç pohon me qasjen komuniste të kryeministrit Kurti?
“14 kongresistë amerikanë nga Komisioni i Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni i Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve, në darkë te ambasadori serb në Washington, e kryeministri ynë komunist, krenohet që ka ulur shpenzimet për dreka e darka. Çfarë do të ndodh me dialogun dhe Asociacionin me këtë qasje komuniste të kryeministrit tonë?”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.