10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Haradinaj: Jam ushtari më i pIagosur në Dukagjin, i kam 18 pIagë në trup

Rekomandime

Ani pse mori 18 pIagë në trup gjatë kohës së luftës, ish-komandanti i UÇK-së ka arritur që t’i shpëtojë dhe të jetojë me to.

- Advertisement -

Bujar Haradinaj në një intervistë dhënë për emisionin “n’Demos” ka treguar se është ushtari me më së shumti pIagë në Zonën e Dukagjinit.

“Unë i kam 18 pIagë, në një pjesë të tyre vazhdojnë të jenë pjesë të granadës, disa janë shëruar, nuk kam pasur ndonjë thyerje kah eshtrat, pIagët kanë qenë kryesisht në pjesën e mishit, por po i përballoj, për së gjalli nuk ka ndonjë ushtar tjetër me një numër të tillë të pIagëve, pra jam ushtari më i pIagosur në Dukagjin”, është shprehur ai.

Aktivitetin ushtarak, Haradinaj e kishte filluar qysh në vitin 1995, e që nga ajo kohë, angazhimi drejt lirisë ishte i pandalshëm. 

- Advertisement -

Ky ka treguar edhe lidhjen e veqantë që e kishte me heroin e kombit, Luan Haradinaj për të cilën mund ta mësoni në videon më poshtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit