3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Haradinaj: Kurti ma çon mallin e ministrit Arben Vitia, ai është mashtrues

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është fajtor në për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon Kosova.

Haradinaj thotë se si kryeministër i vendit, Kurti është dashur ta dijë se Kosova mund të përballet me krizë energjetike është rritur kërkesa. Ai thotë se mospërgatitja e tij i kujton ish-ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia.

- Advertisement -

“Kurti po ma qon mallin e Vitisë. Ministër Vdekja si e quanin. Edhe ministri Vitia kur u rritën numrat e vdekjeve u fsheh dikund dhe nuk dilte në publik. Ku është tash kryeministri. Është dashur ta dijë, nëse nuk është ai fajtor kush mund të jetë? A e di cka është më e keqja sot, njerëzit nuk kanë as ku të blejnë gjeneratorë. Kërkojnë të blejnë por nuk gjejnë pasi nuk ka”, ka thënë Haradinaj.’

Haradinaj tutje e quajti Kurtin si mashtrues.

“Kurti është mashtrues, i kërkoi votat tash thotë s’kam faj”, shtoi ai në Pressing në T7.

- Advertisement -

Kosova po përballet me krizë energjetike dhe qeveria ka shpallur masat e jashtëzakonshme të furnizimit me energji elektrike. Qytetarët po përballen me reduktime të rrymës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit