-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Hashim Thaçi mund ta dekretoj Albin Kurtin edhe pa u takuar fare me të

Rekomandime

Në qoftë se Albin Kurti nuk i përgjigjet as ftesës së dytë për tu takuar me Presidentin Hashim Thaçi për caktimi e mandatarit, ekziston edhe një mundësi në dorën e të parit të vendit për ta bërë qeverinë pa ia shtrënguar duart njëri-tjetrit.Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, shpjegon se mandatimi i Albin Kurtit për kryeministër mund të behët edhe pa u takuar me Hashim Thaçin.Këtë gjë sipas tij mund të behët duke dërguar një shkresë ku kërkon partisë fituese të nominojë kandidatin për kryeministër.

- Advertisement -

“Gjithsesi ka të drejtë të mandatoj pa u takuar me Albin Kurtin. Do ti drejtohet me shkrim partisë së zotëri Kurtit, dhe si parti fituese do të kërkojë që ta caktojë kandidatin për mandatar dhe pasi që ta merr shkresën e tyre ai do ta dekretojë me dekret kandidatin për mandatar. Pra presidenti ka dy mënyra të komunikimit, kokë-më kokë i cili ka dështuar dhe mund të bëhet komunikim përmes shkresave”, ka thënë Bajrami për Gazetën inFokus.E nga koha kur Hashim Thaçi mandaton Albin Kurtin si kryeministër atëherë kjo parti ka edhe 15 ditë tjera të paraqes përbërjen e qeverisë.Një tentim për tu takuar dhe mandatuar Kurtin për kryeministër, Thaçi e bëri të premten por që u refuzua nga ky i fundit me pretekstin se nuk gjendet në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

E për të zhvilluar takim Presidenti i vendit nuk u dorëzua, dërgoj edhe një ftesë po të njëjtën ditë.“Pasi që zyrtarisht nuk kam pranuar asnjë arsyetim për mungesën tuaj në takimin e orës 13:30, ju ftoj sërish për takim sonë në orën 20:00, dt. 27 dhjetor 2019, në Kabinetin e Presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesën e Thaçit për Kurtin.

Megjithatë, ende nuk ka ndonjë përgjigje nëse do të përgjigjet Kurti ose jo.Kujtojmë që të enjten është konstituar Kuvendi i Kosovës ku Glauk Konjufca nga Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.Po ashtu gjatë kësaj seancës janë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit, shkruan Gazeta inFokus.Vetëvendosje propozoi Arbërie Nagavcin për nënkryetare, LDK ka propozuar Kujtim Shalën, ndërsa PDK ka propozuar Memli Krasniqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit