Helmeta e lashtë ilire është gjetur në një rajon shkëmbor që besohet të ketë qenë aty për më shumë se dymijë vite.
Helmete pavarësisht viteve është ruajtur mirë. Ajo u gjet në malet e Zakotaracit në pjesën jugore të Dalmacisë, Kroaci.
Arkeologët gjithashtu kanë gjetur edhe armë të ndryshme të lashta dhe stoli të një gruaje.
Ky zbulim është bërë nga arkeologët e universitetit të Zagrebit në bashkëpunim me muzeun e Dubrovnikut, që besohet se zona ku është gjetur helmeta ilire ishte përdorur për varrimin e anëtarëve elitarë të ushtrisë.