4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Historia e poIitikanit të vetëm serb që ka kërkuar faIje për krimet serbe në Kosovë

Rekomandime

Kryetari i Partisë Republikane serbe, Nikola Sanduloviç, i vetmi politikan serb që ka kërkuar falje për krimet në Kosovë, ka dhënë një intervistë sot në emisionin e mëngjesit në Syri. Ai ka folur rreth vizitës së tij në Kosovë dhe fjalëve që tha pas takimit me krerët e Kosovës.

- Advertisement -

Po, kush është Nikola Sanduloviç?

Nikola Sandulovic, kryetari i Partisë Republikane të Serbisë është i vetmi politikan serb që jo vetëm ka një qasje krejt ndryshe nga regjimi aktual i Aleksandër Vuçiç, por është edhe i vetmi politikan Serbi që prej vitesh ka njohur Kosovën si republikë dhe disa herë ka kërkuar falje për krimet serbe në Kosovë.

Partia e tij ka një bashkëpunim me Partinë Republikane të Kosovës dhe marrëdhënia mes tyre, është modeli se si duhet ndërtuar partneriteti në të ardhmen, dhe sipas Sanduloviç, kjo nuk mund të bëhet pa njohur dhe kërkuar falje për krimet e së kaluarës.

- Advertisement -

Publiku i Kosovës e kujton politikanin serb, kryesisht për shkak të intervistës që ai ka bërë para disa vitesh për Radiotelevizionin e Kosovës.

Në këtë intervistë, ai prezanton një seri pikëpamjesh interesante, moderne, njerëzore dhe humane për të gjitha temat e mundshme në lidhje me aktivitetet tij politike. Por ajo që befasoi më shumë publikun e Kosovës në një kuptim pozitiv, ishin pikëpamjet e tij moderne, humane, konstruktive dhe mbi të gjitha pragmatike për atë se si duhet të duken jo vetëm marrëdhëniet midis popullit serb dhe shqiptar, por edhe midis vendeve të tyre.

- Advertisement -

Në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Nikola Sanduloviç mori pjesë në festime dhe shkoi për vizitë tek varret e heronjve në Prekaz. Ai kërkoi falje ndaj popullit shqiptar për krimet serbe të regjimit të kaluar.

Sanduloviç bëri edhe thirrje të hapur ndaj faktorit ndërkombëtar që të ndryshojë qasjen politike dhe diplomatike ndaj Serbisë së Aleksandër Vuçiçit. Epiqendra e thirrjes ishte edhe ndjekja e kriminelëve serbe për krimet e luftës në Kosovë.

Ky veprim i Sanduloviçit i ka disa anë që duhet theksuar:

1. Personalisht jep shembull se si duhet një udhëheqje e një shteti, sikurse është Serbia me Vuçiqin kryetar, duke u sjellë ndaj popullit që e ka dhunuar dhe bërë krime të luftës.

2. Tregon se politika e faktorit ndërkombëtar kundrejt Serbisë është e gabuar dhe se duhet të ndryshoje qasjen politike e diplomatike. Tregon se për krimet e luftës në Kosovë ende nuk kemi përgjegjësi individuale dhe kolektive të kriminelëve në Serbi. Gjithashtu, bën kritike ndaj faktorit ndërkombëtar, i cili duket se i ka” harruar” krimet dhe gjenocidin serbomadh ndaj shqiptarëve dhe

5. Jep shembull se si duhet vepruar për dhunën dhe krimet e luftës, si dhe për vrasjet dhe masakrat, përkatësisht për gjenocidin serb, të kërkohet falje nga shteti serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ai dha një shembull teket pozitiv, ku si personalitet serb morri pjesë në festimin e Pavarësisë së Kosovës, duke dënuar dhunën dhe duke kërkuar falje. Kjo është pozitive. Megjithatë thirrjet e tilla mbesin dhe janë individuale. Por, ajo që duhet të ripërsëritet, është kritika ndaj qeverisë në Beograd dhe thirrja ndaj faktorit ndërkombëtar për të ndryshuar politikën ndaj Beogradit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit