3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Hoti: Janë siguruar gati dy milionë vaksina anti-COVID-19

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se Kosova deri tash ka arritur marrëveshje për gati dy milionë doza të vaksinave anti-COVID, teksa ka njoftuar se të parat do të vijnë në muajin shkurt.

- Advertisement -

Në një konferencë për media të mërkurën, Hoti ka thënë se 535 mijë vaksina janë konkretizuar nga marrëveshje me prodhuesin “Pfizer”, 600 mijë tjera me Austrinë, dhe me programin COVAX rreth 720 mijë.

Sipas tij, stafi shëndetësor dhe personat mbi moshën 65-vjeçare do të jenë të parët që do të vaksinohen. Ka paralajmëruar se brenda dite do të vaksinohen rreth 20 mijë persona.

Vaksinat do të jenë falas për qytetarët.Hoti e ka quajtur lajm të mirë rënien e numrit të të infektuarve ditët e fundit teksa ka paralajmëruar se masat aktuale do të mbesin në fuqi.“Jemi duke bërë rikategorizimin e komunave çdo të premte.

- Advertisement -

Këto masa do të jen në fuqi edhe më tutje, e dimë që këto masa janë marr model nga vendet e tjera”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit