10.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

I riu nga Drenasi: Lamtumirë Kosovë, e ju politikanë “ishalla” krejt si Xhavit Haliti bëheni milionera”

Rekomandime

Labinot Gashi

- Advertisement -

“Një i ri nga Drenasi kohë më parë vendosi të largohet nga Kosova.

I riu, Labinot Gashi nga Drenasi kishte postuar një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, ku kishte dhënë edhe arsyet se pse po largohet.

Mes tjerash në shkrimin e tij Gashi ka uruar politikanët të behen të pasur sikurse Xhavit Haliti.

- Advertisement -

Kështu foli Labinoti:

Lamtumirë Kosovë!

- Advertisement -

Edhe unë si çdo i ri tjetër, pa perspektivë në Kosovë, po iki në rrugën që nuk e kisha menduar asnjëherë.
Unë gjatë këtyre viteve kam mësuar si të duhet vendi, si të mbrohet vendi, por asnjëherë nuk e kisha menduar se do të largohem nga ky vend.

Vend për të cilin u sakrifikuan gjenerata e gjenerata, që unë dhe bashkëmoshatarët e mi të kemi një të ardhme më të mirë në vendin tonë dhe mos të largohemi.
Ikja ime, por edhe e shumë të tjerëve nuk është ikje nga qejfi, por është ikje nga mllefi.

As armiku më i madh i Kosovës nuk do ta kishte menduar që 20 vite pas luftës do të zbrazej Kosova kaq shumë.

Nuk dua t’ja lë fajin politikës, por faji mbetet gjithmone tek populli, sepse ne po u japim hapsirë të luajnë me ne dhe pastaj të na vjedhin të ardhmen.

Familja ime nuk më rriti, nuk më shkolloj që unë të largohem, por të punoj për shtet dhe kjo mundësi nuk po me jap asnjëherë.
Prandaj u detyrova te marrë këtë rrugë, që tash me dashje a pa dashje është rrugë e të ardhmes time.

Lamtumirë Kosovë….e ju politikan ishalla krejt si Xhavit Haliti bëheni milionera.
Veç mbane mend bre burra, që gj aku i deshm orëve ka me ju za, loti i nënave ka me ju vr a”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit