2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ikballe Huduti: Kurani në gjuhën shqipe është i përkthyer shumë keq

Rekomandime

Ikballe Berisha Huduti për publikun në Kosovë njihet si mbështetëse e islamit shiit që kryesisht është i shtrirë në Iran e Irak.

- Advertisement -

Në RTV Dukagjini ka prezantuar statistika për shpërndarjen e myslimanëve në Kosovë.

“Shiit do të thotë pasues të familjes së Profetit Muhamed. Pasues të kësaj doktrine janë 45% të myslimanëve në Kosovë. Pasues të tarikateve, Ehli Bejtit në Kosovë janë 45% të myslimanëve në Kosovë. Pjesa tjetër janë suni që janë pasues të shokëve të Profetit Muhamed”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Huduti thotë se Bashkësia Islame e Kosovës e ka përvetësuar islamin në Kosovë.

- Advertisement -

“Kush nuk ec me rregullat e tyre do të përjashtojnë. Bashkësia Islame është një OJQ ashtu siç e kam unë bashkësinë me 300 anëtarë. Bashkësia Islame nuk e përfaqëson popullatën”.

Aktivistja fetare thotë se Bashkësia Islame në Kosovë nuk ka më ndikim te popullate.

- Advertisement -

Huduti thotë se Kurani në gjuhen shqipe është shumë keq i përkthyer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit