-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ish-këshilltari i Trumpit i nxjerr me emra: Dy politikanët që kanë diskutuar për korrigjim territoresh Kosovë-Serbi

Rekomandime

Ende nuk dihet cili është qëndrimi i administratës amerikane sa i përket Ballkanit. Kështu ka thënë diplomati amerikan dhe ish këshilltar i Donald Trumpit, John Bolton në një intervistë për Kosovo Online.

Siç thekson Bolton, pyetja e rëndësishme është se çfarë qëndrimi do të mbajë administrata e Biden ndaj Ballkanit, por që sipas tij Washingtoni aktualisht po merret më shumë me çështjet e brendshme sesa me politikën e jashtme.

Në pyetjen se sa është Ballkani në fokus të administratës amerikane Bolton ka theksuar se ‘epo, padyshim që është një pyetje e rëndësishme, por nuk mendoj se me të vërtetë e dimë përgjigjen në këtë pikë. Fushata e Biden ka shmangur përgjigjen e shumë pyetjeve të huaja dhe të brendshme, dhe unë mendoj se për momentin administrata e Biden po përqendrohet në çështjet e brendshme, jo në politikën e jashtme, kështu që unë nuk e di se kur do të marrim një përgjigje për këtë pyetje “.

- Advertisement -

Bolton më tutje ka thënë se kur ishte këshilltar i sigurisë kombëtare, kishte diskutuar me presidentin Hashim Thaçi dhe presidentin Aleksandër Vuçiq ku ishte folur për mundësinë e një korrigjimi të vogël territorial.

“Qeveria e Kosovës ka të gjithë të drejtën të thotë se nuk dëshiron të flasë për korrigjimin e territorit, por unë mendoj se atëherë praktikisht do të thotë se nuk do të ketë përparim në negociata,” tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit