3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ishin miq në fëmijëri, fati i ndau…,kthehet nga Amerika në Kosovë për t’u martuar me mashkullin e ëndrrave!

Rekomandime

U njohën qysh në fëmijëri, dhe që nga atëherë thonë se u lindi simpatia për njëri-tjetrin.Kështu Marigona Berisha, një vajzë nga Kosova nuk rreshti kurrë së menduari për shokun e fëmijërisë së saj, ani pse fati e largoi me mijëra kilometra larg tij.

Falë rrjeteve sociale, ata u bashkuan përsëri pas disa vjetësh, për të kurorëzuar më pas dashurinë e tyre me martesë.

“Jemi taku kur jemi kon fmij edhe gjith kemi nejt bashk. Une kom jetu me gjysherit e babgjyshi jem e ka njoft familjen e tij. Aj gjith ka thon se kena mu kon bashke. Kur i bona 7 vjet erdha n Amerik me jetu me prind edhe na ka hup kontakti veq kurr se kom harru. Foton e kena pas dyt tuj munu me lyp njoni tjetrin.

- Advertisement -

Gjith ju kallxojsha shoqev qe e kom dasht ni djal n kosove amo tash sdi ku osht veq e di qe i ka pas flokt e bardha hahah, mas disa vite me ka gjet ne facebook.

Prej qat her kena fol cdo dit 24/7 deri sa na ka ra mu taku apet. Kom nejt n kosove 3 muj edhe jena feju n 2016.

Per 1.5 vjet u duft me pas long distance relationship dhe jena bashku n Janar 2018 n Amerik e qe 1 muj e kemi pas darsem. “, ka shkruar kjo vajzë krahas fotografive të publikuara në një grup në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit