1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ismail Kadare: Skënderbeu nuk luftoi myslimanët, por osmanizmin. Shqipëria do bëhet faktor i klasit të parë në Ballkan, para Greqisë

Rekomandime

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka bërë komentet e tij rreth debateve më të fundit për Skëndërbeun duke hedhur poshtë tezën se heroi kombëtar luftoi dhe përndoqi myslimanët.

- Advertisement -

Në një intervistë për Eni Vasilin, Kadare tha se ka një boshllëk të lënë nga komunizmi rreth debatit se çfarë përfaqëson Skëndërbeu.

“Figura e Skëndërbeut mishëron Perëndimin.

Ai nuk e bëri luftën për të hequr myslimanizmin, e bëri për ta hequr Shqipërinë nga osmanizmi.

- Advertisement -

Në qoftë se ai donte ta hiqte vendin nga Perandoria Osmane, kjo na nderon neve të gjithëve.

Ka një gjë shqetësuese, nuk duhet të ishte ky debat, Shqipëria duhet ta kishte sqaruar më përpara.

- Advertisement -

Vendi komunist i pengoi ca gjëra të sqaroheshin.

Unë kam një mendim të prerë, Shqipëria është një vend europian i natyrshëm, jo artificialisht, është eropian me tokë, me gjuhë, me zakone, ky është një realitet objektiv.

Skëndërbeu është një i krishterë shqiptar dhe ai është i të gjithëve dhe 500 vjet histori shqiptare nuk e ndau historinë e tij, po e bëjnë sot”, theksoi Kadare.

Sipas shkrimtarit, ardhja e komunizmit devijoi qasjen europiane të Shqipërisë, por sipas tij, shqiptarët janë një popull qartësisht europian dhe shumë shpejt do të jenë faktor në Ballkan.

“Shqipëria sot mund të jetë vetëm europiane dhe për këtë duhet të na mbushet mendja, shqiptarët shumë shpejt do bëhen faktorë të klasit të parë në Ballkan.

Greqia nuk e ka këtë kujdes sepse është mbajtur peng pas historisë bizantine.

Jemi në një moment shumë të favorshëm, që syri i zakonshëm nuk i shikon dot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit