Rrahman Jasharaj është në krye të sindikatës së arsimit në Kosovë prej vitesh.
Përgjatë gjithë pushteteve, ai ka Iuftuar për mirëqenie të arsimtarëve duke kërkuar rroga më të mëdha.
Derisa grevat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten specialitet i tij sa herë që pushteti refuzon përmbushjen e kërkesave.
Megjithatë, vetë Jasharaj thotë se nuk qëndron mirë financiarisht.
Në një intervistë në “Oxygen show” të Besim Dinës, ka treguar se nuk i ka punët mirë me partitë dhe si argument e tregon se asnjë prej fëmijëve nuk e ka të punësuar.
Përveç kësaj, Jasharaj në këtë intervistë thotë se ka para vetëm për një varr.
Ai thotë se një gjë e tillë mund edhe të vërtetohet nga shteti.