0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Jetojmë në një botë ku martesa ka më shumë rëndësi se dashuria: Lexoni 6 thënie të fuqishme për jetën

Rekomandime

Shkrimtari, gazetari dhe publicisti Eduardo Galeano, shumë shpesh ka pasë deklarata të fuqishme, të cilat përkojnë edhe me ditët e sotme, si kjo: Jetojmë në një botë ku varrimi është më i rëndësishëm se i vdekuri, ku dasmat janë më të rëndësishme se dashuria dhe fiziku më shumë se intelekti. Jetojmë në kulturën e ambalazhit, e cila e urren përmbajtjen.

- Advertisement -

Më poshtë ju sjellim 6 thënie të fuqishme që përkojnë edhe me ditët e sotme:

1. Nëse në botë do të kishte një numër më të madh njerëzish që dëshirojnë më shumë lumturinë e tyre se sa jo-lumturinë e të tjerëve, do të jetonim në parajsë tani (Bertrand Russell).

2. Çdokush mund të zemërohet, është e lehtë, por të zemërohesh me njeriun e duhur në momentin e duhur dhe me qëllimin e duhur, dhe në mënyrën e duhur, kjo nuk është në fuqinë e askujt dhe nuk është aspak e lehtë (Aristoteli).

- Advertisement -

3. I fortë është ai që është në gjendje të kap çdo komunikim mes shqisave dhe mendjes (Napoleon Bonaparte).

4. Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje për t’i treguar atyre të veprojnë me përgjegjësi, ndërsa njerëzit e këqij do ta gjejnë një mënyrë për të thyer ligjet (Platoni).

- Advertisement -

5. Nuk ka njeri, sado i zgjuar, që në një periudhë kohore të rinisë së tij të ketë thënë gjëra, ose të ketë jetuar në një mënyrë që ndërgjegjes së tij të tashme mos t’i pëlqejnë më (Marcel Proust).

6. A nuk është interesante se si jemi të gjithë të krijuar nga Zoti, dhe prapë dallojmë kaq shumë. (Desmond Tutu).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit