Kalendari historik, 2 janar

0
76

Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 2 janar.

Edhe pse nuk dihet saktësisht se në çfarë date është shkrepur fotografia e parë, Hëna u pasqyrua për herë të parë në fotografi në vitin 1839 nga fotografi francez, një prej shpikësve të fotografisë, Louis Daguerre.

Në luftën ruso-japoneze në vitin 1905, baza ruse në Kinë, Port Arthur u dorëzua tek forcat detare japoneze nën komandën e Admiralit, Heihaçiro Togo. Kështu filluan edhe një sërë dështimesh që shkaktuan rënien e Perandorisë së Rusisë dhe hapën portën e Revolucionit të 1905-s.

Në Turqi, ku për të identifikuar personat, pas emrave përdoreshin tituj fetarë, socialë dhe familjarë, në 21 qershor të vitit 1934 u bë një ndryshim ligjor dhe u nxor ligji për mbiemrin. Ligji që obligonte marrjen e mbiemrit në turqisht u vu në zbatim në 2 janar 1936.

Anija e parë kozmike “Luna1” që arriti në kufijtë e hënës në vitin 1959 dhe hyri në orbitën e Diellit, u hodh në hapësirë nga Bashkimi Sovjetik. “Luna1” që do të thotë Hënë, u bë sateliti i parë i vendosur në orbitën e Diellit.

Në vitin 1975, radiot e Turqisë, të quajtura TRT1, TRT2 dhe TRT3 filluan të bëjnë transmetim nëpërmjet 3 kanaleve radiofonike.

Në vitin 1979, me punimet 5-vjeçare të arkeologëve turq dhe amerikanë, anija e parë islame e mbytur në botë u gjet në Detin Egje.Në vitin 1993, Forcat e Armatosura Turke, me thirrjen e Kombeve të Bashkuara, shkuan në Somali, ku lufta civile dhe skamja e kishin kthyer vendin në katastrofë dhe pas Koresë, ku kishin shkuar 43 vjet më parë, shkelën për herë të dytë në një tokë të huaj.