-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

KEDS filloi programin “Vajzat në Teknologji – Girls TECH”

Rekomandime

Në ceremoninë e 9- vjetorit të operimeve, KEDS ka lansuar projektin Girl TECH, që ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes së vajzave në fushën e Teknologjisë Informative.

- Advertisement -

Vajzat e përzgjedhura nga Shkollat e Mesme Profesionale të profilit të Informatikës dhe Gjimnazet e klasave të 12-ta, zyrtarisht nisën një rrugëtim të ri, që KEDS e ka dizajnuar në kuadër të KEDS Academy, si një nga projektet më të rëndësishme në sektorin e arsimit në Kosovë.

Pas përfundimit të programit, për pjesëmarrëset të cilat arrijnë nivelet më të larta të avancimit profesional, do të jenë dyert e hapura edhe për punësim në kompani.

Kryeshefi Ekzekutiv i KEDS, njëherësh edhe iniciator i projektit, Alpin Dogan, tha se KEDS synon që përmes programeve dhe aktiviteteve zhvillimore, të kontribuojë në avancimin profesional të të rinjve në Kosovë, dhe ky avancim t’ju shërbejë në karrierën e tyre dhe integrim sa më të lehtë në tregun e punës.

- Advertisement -

“Jam tejet krenar që pikërisht në 9-vjetorin e operimit të KEDS-it si kompani, po lansohet edhe një projekt tjetër i veçantë në kuadër të KEDS Academy. Synimi ynë si kompani është që krahas shërbimeve bazike, t’u ndihmojmë edhe më shumë të rinjve në aspektin profesional. Kjo po ndodhë edhe me programin Girls TECH, përmes së cilit po i shtyjmë vajzat e reja drejt fuqizimit e avancimit në fushën e Teknologjisë Informative”, tha ai.

Ndërsa, Drejtoresha për Cilësi, Siguri dhe Trajnime në KEDS, Valbona Kadrijaj, tregoi që ky program është ideuar për t’iu shërbyer vajzave si shtytje dhe ndihmesë që ta gjejnë veten në një karrierë në teknologji.

- Advertisement -

“Përmes këtij programi ne synojmë që të ndihmojmë zhvillimin profesional të vajzave, të rrisim punësimin e të rinjve në nivel vendi, si dhe të rrisim përfaqësimin gjinor brenda kompanisë dhe në komunitet. Ideja për hartimin e këtij programi ka lindur nga nevoja e profesionit të programimit, një profesion mjaft i kërkuar në tregun e punës, i vlerësuar gjithashtu, si dhe një profesion që mund të ushtrohet edhe nga vajzat”, tha ajo.

Ndërkaq, trajneri në kompani, i cili do të përkujdeset për mbarëvajtjen e trajnimeve për vajzat, Seb Rodiqi, u shpreh i kënaqur se një program i kësaj natyre po realizohet nga kompania KEDS dhe foli për përmbajtjen e programit në pika të shkurta.

“Besoj se do të jeni të kënaqura në realizmin e këtij programi dhe besoj shumë që do t’ju ndihmojë edhe në profesionin e së ardhmes, por edhe në studime të mëtutjeshme,” tha Rodiqi.

E një nga shembujt e suksesit për studentët e nxënësit, Sidorela Dodaj, ish-studente e KEDS Academy dhe tani inxhiniere në KEDS, tregoi për përvojën e saj dhe mundësitë që KEDS i ka ofruar në avancimin e saj profesional dhe atë të karrierës.

“Hapi që ju keni ndërmarrë, të jeni pjesë e Girls TECH, do t’ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë në tregun e punës, duke marrë parasysh profesionalizimin e njerëzve në këtë kompani, të cilët nuk reshtin asnjëherë në shtytjen e nxënësve dhe studentëve drejt avancimit profesional”, tha ajo.

Girls TECH po realizohet edhe si zotim i kompanisë për fuqizimin e rolit të gruas në kompani dhe komunitet, me nënshkrimin e shtatë (7) parimeve të UN Women që kanë të bëjnë më përmirësimin e pozitës së gruas në ambientin e punës.

KEDS mbetet kompani e përkushtuar në avancimin profesional të të rinjve kosovarë, përmes projekteve të shumta zhvillimore në sektorin e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës (CSR).

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit