Shumë qytetarë nga Mitrovica kanë dalë në rrugë për të pritur Njësinë Speciale teksa kthehet nga Veriu, pas operimit atje për 12 ditë.
E gjithë kjo erdhi pasi Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, bëri thirrje që qytetarët të mblidhen për t’i pritur policët e Njësisë Speciale të Kosovës derisa kthehen nga Jarinja dhe Bërnjaku.
Pak momente më parë policët kosovarë janë larguar nga dy pikat kufitare, pasi që paraprakisht janë larguar barrikadat dhe protestuesit, njofton Klankosova.tv.