Këto ishin notat e Ramiz Lladrovcit në shkollë fillore

0
210

Disa ditë më parë, në media u raportua se kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kishte ngelur gjatë shkollimit të tij, gjë që e kishte detyruar të përsëriste një vit shkollor.

Por, Libri Amzë i shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Dobroshevc të Drenasit, ku Lladrovci ka vijuar shkollimin fillor e dëshmon të kundërtën, shkruan lajmi.net.

Bazuar në suksesin që figuron në Librin Amzë, Lladrovci ka pasur nota të shkëlqyeshme.

Kujtojmë se gjatë ditëve të kaluara, ishte kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Xhavit Drenori, i cili kishte akuzuar Lladrovcin se ka përsëritur një vit shkollor pasi që kishte ngelur.