1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Këto janë arsyet pse LVV e PDK nuk mund të bëjnë koalicion bashkë sipas analistëve

Rekomandime

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës janë dy subjektet e vetme politike që në këto momente po kërkojnë zgjedhje.

Megjithëse se Partia Demokratike e Kosovës në takimin konsultativ të Presidentit me subjektet politike u shpreh pro formimit të qeverisë, disa ditë vonë u deklarua pro shkuarjes në zgjedhje.

- Advertisement -

Mes këtyre dy subjekteve politike kohëve të fundit janë ulur akuzat dhe tonalitetet dhe janë shtuar zërat se mund të ketë një koalicion qeverisës mes tyre.

Këto zëra u shtuan edhe më shumë kur Ministri i Jashtëm në Detyrë, Glauk Konjufca deklaroi disa kohë më parë se Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të ketë vija të kuqe me subjektet e tjera politike dhe duhet të marrë në qeverisje atë parti që i dërgon ministra të pakorruptuar.

Por a mund të ketë një koalicion LVV-PDK ?

- Advertisement -

Njohësit e çështjeve politike në vend kanë deklaruar për Gazeta Blic se për momentin një koalicion i tillë është i pamundur.

Analisti Rasim Alija thotë se tani ky koalicion nuk mund të ndodhë pa patur reformin të partive së brendshmi dhe pa u ulur tensionet mes tyre.

- Advertisement -

“Jo absolutisht, edhe pse të dy subjektet politike kanë qëndrime të njëjta sa i përket zgjedhjeve, arsyet i kanë të ndryshme. Lëvizja Vetëvendosje është në qëndrimin e saj prej fillimit duke qenë se konsideron se u është bërë e pa drejtë dhe në njëfarë mënyre po i “vidhet” mandati dhe me bindjen se ata janë mirë me sondazhet e tyre. Ata kanë bindjen se nëse shkojnë në zgjedhje do të kenë rritje dhe rrjedhimisht do të dalin parti fituese. Ky është qëndrimi i VV-së.

Ai thotë se PDK-ja po kalkulon politikisht në këto momente.

Partia Demokratike e Kosovës ka qëndrim për shkuarjen në zgjedhje si bllok politik, dhe po kalkulon politikisht. Në raste të caktuara edhe zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë qëndrime të ndryshme, pra është një lojë që bëhet.

Për një koalicion në këto rrethana ndërmjet LVV dhe PDK nuk e shoh të mundshëm, kjo mund të ndodhë ndoshta pas katër vitesh ose edhe më shumë, kur piqen kushtet dhe subjektet politike i ulin këto tensionet dhe reformohen së brendshmi.Por jo në këto rrethana dhe në këtë polarizim politik”.

Edhe njohësi i çështjeve politike Krenar Shala, thotë se në situatën në të cilën ndodhet vendi nuk do të ketë një koalicion LVV-PDK.

Besoj që një koalicion i mundshëm do ta dëmtonte VV-në dhe për këtë arsyja mendoj që VV-ja synon që në këto zgjedhje të fitoj mandatet e nevojshme në mënyrë që të mund ta formoj qeverinë e vetme së bashku me pakicat

Kujtojmë se për zhbllokimin e krizës politike në vend të krijuar pas rënies së qeverisë Kurti po pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese./Gazeta Blic/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit