20.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Kimete Berisha e quan “spiun” Skënder Hysenin

Rekomandime

Po çelna pak…

- Advertisement -

Ishte viti 1997. Shqiptarët masakroheshin, e LDK preferonte ‘paqen’ e rreme e jo realitetin e përgjakur që ndodhte dhe prandaj paraqitej sikur ‘kurrgjë’ s’po ndodh.

Teki Dërvishi kishte shkruar ‘diçka’ për LDK-në.

Skënder Hyseni (spiuni i gazetarëve) e lexon shkrimin, qejfohet, e merr gazetën me vete dhe me nxitim shkon te Presidenti Rugova me ja tregu rastin ‘e rëndë’.

- Advertisement -

Skënderi, fotozhenik i mediave, nuk përmbahet dhe në prezencën e mysafirëve ndërhyn e i drejtohet Presidentit:

A të kam thënë?

- Advertisement -

E sheh çka ka shkruar sot për Ty Teki Dërvishi?

Rugova, i jashtëzakonshëm siç ishte, i thotë:

Nashtë, mirë na e ka bë, ai ka të drejtë, çfarëdo që shkruan ai ka të drejtë.

(Emrat e dëshmitarëve prezent, një herë tjetër).

Pastaj, Ata vdiqën, i ‘vranë për çdo ditē nga pak’, dhe një ditë, mua më erdhi rendi të shkruaj ‘kundër’ Skënderit si ministër i policisë.

Fotozheniku nervozohet nga shkrimi im, por i mençur dhe kalkulant, nuk kërcënon por ma gjen një sebep dhe e delegon një ndërmjetësues për negocim (sot pjesë e qeverisë Hoti), e ky person pastaj ma çon mua një ‘shok’ të përbashkët të intervenoj te unë, që ta fshijë shkrimin.

Bisht mbas gardhi. Më vjen telefonata.

Isha në Ulqin. Viti 2014.

Telefoni nuk pushonte.

Po çka u bë bre?

Çfarë vurmaku ke-e pyeta ish-shokun?

Tha, të lutem fshije shkrimin për Skendën, se është shumë me rëndësi!

M’u qesh. Jo valla. I tregova se jam në pushim. ‘pushtetin e keni, paret i keni, keni bë edhe dashnore me buxhet të shtetit, dhe prap i tuteni shkrimeve’!

Por lutësi ishte sharmant, kishte talent për ‘Zbutjen e njerëzve me sy prej zymrydi’, dhe më ‘zbuti’, mbasi ma qiti n’Zot.

Hatri më i madh se zori.

E fshij- i thash.

E lash me vujt pak dhe dikur vendosa m’ fshi ‘mendimet’ e mia!

Para se me fshi shkrimin, më doli përpara profili i Skender spiunit, antitalentit, i cili nga paftësia dhe nga xhelozia kudo ku ka pasur mundësi e ka luftuar fjalën e lirë dhe e ka nxitur Rugovën kundër shokëve të tij.

Por, megjithatë e fshiva shkrimin.

U ndjeva si dikush që është aq i pasur sa nuk e heton se i ka ‘humbur’ një shkrim.

Sot, LDK-ja, vazhdon e frikësuar me ‘metodën’ e Skënder Hysenit, edhe më zi, duke lyp armiq mes gërmave e mes shkrimeve; mes fjalëve e mendimeve; duke e luftuar fjalën e lirë në Institucione dhe gjithkah ku shkel këmba e tyre, duke kërkuar nga shqiptarët që ta mbyllin gojën.

Kërkon nga populli të bëj si ai majmuni i menqur japonez

‘a pave- s’pava;

a nive-s’niva;

a fole-s’fola’.

Ne me Ligj e kemi për obligim ta denoncojmë korrupcionin, kurse sot mjeranët rugovistë, hanë mish të kombinuar, pinë raki shpije, dehen në kotësinë e tyre të trashëguar dhe nuk duan t’ua përmendni emrat.

LDK është sot si ‘Orkestra për funerale’, që me vetëdije e përcjell veten drejt varrezave.

P.S. Njeriu i parë në botë që ka bartur çantë, ka qenë Juda.

Njeriu i fundit që ia vjedhën sekretet shtetërore në çantë private është Skenderi.

As femrave nuk ua vjedhin çantat aq lehtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit