-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Kishte thënë se Ramush Haradinaj ia solli vdekjen babait të tij para kohe, hoxha pjesë e listës së VV’së në Malishevë

Rekomandime

Hoxha Bedri Bytyçi bëhet pjesë e listës së VV’së në Malishevë. Bytyçi është i njohur për publikun pasi kishte thënë për Hilmi Haradinajn, se djali i tij, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ia kishte shkaktuar vdekjen para kohe.

- Advertisement -

Pas shkrimit të tij lidhur me babanë e ish-kryeministrit, hoxha kishte thënë se veç famë ka krijuar.

“Mu veç më keni ba famë, kurgjo tjetër. Besoni mu veç famë më keni ba, do sharje me kanë ardhë, a juve iu vjen prej zotit, jom i bindur. E qysh, All-llahu e din”, kishte thënë Bytyçi.

E me famën që ka krijuar, teologu Bytçci ka vendosur që ta përdorë për të kërkuar vota me listën e Vetëvendosjes në Malishevë.

- Advertisement -

Hoxha në këto zgjedhje lokale garon në Malishevë me numrin 26 në listën e Vetëvendosjes, ndërsa më parë kishte qenë edhe pjesë e Partisë Fjala.

“‘Ia pruni dekën “para” kohe i biri me veprimet e tij!’ “Hoxhallarët s’kanë çka lypin te Gjoka!” “Në këngën e Selman Kadrisë, për dajën që e vrau nipin këndohet: Ngoni hoxhë e haxhi, Kush kit njeri, N’dhe s’guxon me shti, Ju boj be ja boj ma zi, Ka me shti popi i zi, Nven xhematit kryqali…””, kishte shkruar Bytyçi për babanë e Haradinajt.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit