Sulmuesi shqiptar i Baselit, Kemal Ademi, raportohet se ka refuzuar ftesën që t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Kemal Ademi është duke kaluar në një formë të lartë këtë sezon. Nga 7 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, ai ka shënuar 7 gola.
Federata e Futbollit e Kosovës kishte konfirmuar më herët se janë në bisedime me 23 vjeçarin. ‘Indeksonline’ raporton se i FFK i ka bërë ftesë sulmuesit, mirëpo ai nuk është shprehur i gatshëm të veshë fanellën e ‘Dardanëve’.
Kemal Ademi nuk ka luajtur asnjëherë për përfaqësuese dhe po shpreson që të luaj për Zvicrën./gazetametro.net
(Kemal Ademi / FC Basel).