0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Koalicioni i udhëhequr nga Amerika mohon se ka kryer sulm të ri në Irak

Rekomandime

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), bëri të ditur të shtunën se nuk ka kryer sulme ajrore pranë kampit Taji në veri të Bagdadit.

- Advertisement -

Ushtria irakiane hodhi poshtë gjithashtu njoftimet për një sulm ajror ndaj një aukolone me ndihmë mjekësore në Taji.

Më herët të shtunën, Forca e Mobilizimit Popullor të Irakut, grupi ombrellë i të grupimeve paraushtarake, tha se si pasojë e sulmeve ajrore pranë kampit Taji ishin vrarë gjashtë persona dhe plagosur rëndë tre të tjerë.

Sipas televizioni shtetëror irakian, sulmet ajrore ishin kryer nga forcat amerikane.

- Advertisement -

Por në një postim në twitter një zëdhënës i koalicionit shkruante “Fakt: koalicioni … nuk ka kryer sulme ajrore pranë kampit Taji (në veri të Bagdadit) ditët e fundit“.

Forca e Mobilizimit Popullor të Irakut tha se sulmet goditën një autokolonë me personel mjekësor dhe jo udhëheqës të lartë, sikurse u raportua në disa media. Por më vonë zëdhënësit e kësaj force lëshuan një deklaratë tjetër ku thuhej se në Taji nuk ishte goditur asnjë autokolonë me personel mjekësor

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit