Nga Viktor Buzhala
Kombētarja e Kosovës është numër 1 për ne. Po e shoh që plot kosovarë, Kombëtaren e Kosovës e llogarisin si të dorës se dytë, ndërsa më të rëndësishmen atë të Shqipnisë. Gabim i madh. Kosova është shumë më e fortë. Ne e mposhtem Gjeorgjinë në vend të vet, ndersa Shqipria eshte taku 12 here me Gjerogjine dhe asnjeherë s’ka mund ta mposhtë atje, kqyrne tabelen. Madje, ka humbë 2 herë prej saj edhe në Shqipni. Ktheni satelitat kah Kosova se ma mirë e keni.
Shqipnia krejt çka mund të arrijë është ta mposhtë San Marinon. Ndonjëherë e bën me Andorren. Aq i ka kapacitetet. Me e mposhtë Çekinë, krekosen 2 vjet qysh patën fitu. Kosova e ka mposhtë pa zhurmë. Me ia dhanë 3 golla Anglisë midis Anglie, kalojnê në delir. Kosova e ka bë dhe doli kokëulur sepse nuk munden të nxjerrin të paktën barazim.
Spanja nuk i lejonte para tre vjetësh as të ofroheshin tek gola, ne i shënuam sivjet supergollë midis Spanje.
Pra, të arriturat e Kosovës për më pak se 5 vjet janë inkurajuese dhe tregojnë një të ardhme ambicioze, që mund të arrijë lart. Ambiciet e Shqipërisë janë të zbehta. Madje, humbën 4 me 1 me Poloninë dhe lojtarēt arsyetoheshin që sjo është Poloni. Edhe? Ekip që nuk doli as nga grupet në Evropianin e para 2 muajve është.
Ne duhet ta mbështesim komplet Kombëtaren e Kosovës. Madje, këtë duhet ta bëjnë edhe vllezërit tanë nga Shqipëria, sepse na i kanë do borxhe dhe sepse është kombëtarja e vetme e shqiptarëve që ka pal shpresë.