10 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Kosova i hap luftë koronavirusit, ja se si pritet të shpenzohen 10 milionë eurot e dhëna nga Qeveria

Rekomandime

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e djeshme ka aprovuar kërkesën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për t’i ndarë 10 milionë euro për të luftuar virusin vdekjeprurës, koronavirusit.

E siç duket kjo shumë e parave do të kenë një përdorim të gjerë në Kosovë.

- Advertisement -

Në një përgjgje për IndeksOnline, nga Ministria e Shëndetësisë kanë treguar se shuma prej 10 milionë eurosh do të përdoren pajisjet për personelin shëndetësor dhe shërbimet e tjera si Policia, Dogana dhe të tjerët.

Tutje thuhet se me këto mjete do të sigurohen mjetet shtesë për DDD dhe terapitë për të prekurit me këtë sëmundje.

Një pjesë e kësaj ndarjeje, sipas MSH-së, do të përdoren edhe për përgatitjen e kapaciteteve shtese si dhomave te izolimit, dhomave apo stacioneve të triazhimit.

- Advertisement -

Këto mjete do të përdoren ekskluzivisht për mbulimin e aktiviteteve qe janë pjesë e Planit të Veprimit për zbatimin e Planit të Gatishmërisë kundër Coronavirusit Covid-19, përfshire pajisjet për personelin shëndetësor dhe shërbimet e tjera si Policia, Dogana dhe të tjerët, sigurimin e mjeteve shtesë për DDD, terapitë për të prekurit, reagjensat për laboratore, aktivitete logjistike në përgatitje të karantinave nëse ka nevoje për përdorimin e tyre, përgatitjen e kapaciteteve shtese si dhomave te izolimit, dhomave apo stacioneve të triazhimit, menaxhimin e mbeturinave, aktivitetet e edukimit dhe promovimit shëndetësor për komunikimin me popullatën dhe ndryshimin e sjelljeve dhe çdo aktivitet tjetër që është në funksion të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë së Covid-19.

Në këto aktivitete do të jenë të perfshira tre nivelet e kujdesit shëndetësor, AUVK, Policia, FSK dhe të gjitha ministritë e agjensionet që janë zbatues të planit”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit