1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Kroacia pagoi 28 milionë euro për mbrojtjen e tre gjeneralëve në Hagë

Rekomandime

Ante Gotovina, Mladen Markac dhe Ivan Cermak ishin tre gjeneralët kroatë që u përballën me akuzat për krime Iufte të Tribunalit të Hagës.

- Advertisement -

Për mbrojtjen e Iuftës së popullit kroat për pavarësi dhe mbrojtjen e tre gjeneralëve, Kroacia zyrtarisht pagoi 28,145,610 euro nga buxheti i shtetit.

Të gjitha dokumentet e mbrojtjes ishin të klasifikuara nga shteti kroat. Publikimi i shpenzimeve ishte bërë vetëm pas 6 vjetësh, pasi kishte përfunduar procesi i mbrojtjes së tyre.

Kështu ka shkruar ish këshilltari i ish presidentit Thaçi, Adil Behrami në llogarinë e tij në Facebook.

- Advertisement -

“Subjektet politike kroate kishin arritur t’i tejkalojnë interesat partiake dhe kishin harmonizuar qëndrimet për mbrojtjen e Iuftës së popullit të tyre për pavarësi. Kroacia sakrifikoi plot 8 vjet të ardhmen e saj evropiane, duke mos i dorëzuar tre gjeneralët e Iuftës së tyre. Ndërsa, Qeverisë së Kosovës, si hap i radhës, i ka mbetur vetëm të dërgojë edhe dokumente në Hagë kundër krerëve të UÇK-së. Për të bërë drama mediale, në emër të transparencës po i deklasifikojnë shpenzimet e mbrojtjes së tyre. Ndërsa, shpenzimet për blerjen e vaksinave po i trajtojnë si informacione të klasifikuara, duke iu zbarkuar mediave edhe nëpër redaksi në kërkim të burimeve të informacionit!”, ka shkruar Behrami.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur sot se do të publikojë shpenzimet për mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së në Hagë

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit