10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kur Sami Lushtaku punonte kamarier në çajtore

Rekomandime

Sot janë njerëz të rëndësishëm në jetën politike, por dikur bënin punë nga më të thjeshtat për ta ndihmuar familjen në kohë krize, për t’i financuar studimet dhe për të qenë të pavarur financiarisht.

- Advertisement -

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, në një rrëfim për gazetën “Zëri” kishte sjellë në kujtime kohën kur si një djalë i thjeshtë i këtij qyteti shërbente çaj në çajtoren, të cilën e zotëronte familja e tij.

Ai ka thënë se nuk kanë qenë keq ekonomikisht, mirëpo ka dashur të punojë dhe të mos kërkojë para nga familja. Përveç kësaj, ai ishte edhe shitës në një dyqan ushqimor të vogël, që e kishin në fshatin e tij të lindjes, në Prekaz.

“Në atë kohë isha i ri dhe kemi pasur një çajtore në Skenderaj dhe një dyqan të vogël në fshatin Prekaz. Pra, unë kam punuar në të dyja, edhe në dyqan, edhe në çajtore. Ka qenë kënaqësi të punoj dhe të mos kërkoj para prej familjes. Nuk ka qenë e lehtë, sepse në atë kohë afër kemi pasur fabrika dhe nuk ka pasur shumë lokale, prandaj kemi pasur punë”, ka thënë Lushtaku.

- Advertisement -

Lushtaku ka thënë se i mungon rinia, pasi për shkak të angazhimeve nuk ka mundur ta jetojë siç e kanë jetuar të tjerët. “Sot më mungon koha kur isha i ri, sepse nuk kam pasur kohë dhe hapësirë ta shfrytëzoj, siç ndoshta kanë bërë të tjerët, për shkak të punës dhe të aktiviteteve që kam pasur”.

Ai më tutje ka rrëfyer se shitoren dhe çajtoren familja e tij i ka pasur deri në fillim të Iuftës së fundit në Kosovë.

- Advertisement -

Pas kësaj, Lushtaku përfundimisht iu bashkua Ushtrisë ÇIirimtare të Kosovës deri në ditën kur vendi u çlirua. Më pas ai ishte komandant i TMK-së në Mitrovicë. Për të vazhduar kështu në 2007-n në një rrugëtim tjetër. Ai mori besimin e qytetarëve të Skenderajt për të udhëhequr kështu me këtë komunë për tri mandate rresht. Lushtaku më tutje ka thënë se asnjëherë nuk e ka menduar që do të përfundonte në politikë. Aq më pak në kohën kur u shërbente çaj myshterinjve në Skenderaj.

“Asnjëherë nuk e kam menduar që do t’i futem politikës dhe as që do të jem kryetar komune. Hiç s’e kam dashur politikën. Dëshira ime ka qenë uniforma, por fati më solli deri këtu. Kur kam punuar në çajtore asnjëherë s’e kam menduar që një ditë do të jem kryetar komune”, ka rrëfyer Lushtaku./zeri

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit