4.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Kurti godet Thaçin dhe Haradinajn në letrën dërguar Trumpit, ja fjalët e tij

Rekomandime

Kurti: Adresa e dialogut jam unë dhe Qeveria ime

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka shkruar letër presidentit të Amerikës Donald Trump, të cilin e ka informuar për programin qeverisës dhe për heqjen e pjesërishme të taksës ndaj Serbisë.

Kurti në letrën e tij, ka shprehur falënderimin për mbështetjen e SHBA-ve, duke theksuar se Qeveria e tij është e përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Në këtë letër Kurti ka folur edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, ku ka treguar se atë do ta udhëheq ai e jo presidenti.

Kurti ka hedhur akuza ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, për moskoordinim se kush do ta udhëheqte dialogun.

Por, kryeministri ka siguruar që me qeverisjen e tij, kjo do të përfundojë.

- Advertisement -

Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë dy viteve të fundit ka pasur mungesë të theksuar të koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës për rolin, interesin dhe qëllimet në dialogun me Serbinë, si dhe për mungesën e qartësisë se kush flet në emër të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në tavolinën negociuese.

Kjo do të përfundojë me qeverinë që drejtoj unë. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi mandatin kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore, si dhe përgjegjësinë e plotë dhe ekskluzive për të marrë përsipër, udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik.

- Advertisement -

Presim me padurim të fillojmë punën me ju, diplomatët dhe emisarët tuaj, si dhe partnerët tanë në Bashkimin Europian, për ta çuar përpara këtë proces“, ka shkruar në letrën e tij kryeministri Albin Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit