2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ky është fshati më i madh në Kosovë

Rekomandime

Fshati Zhur i Prizrenit është fshati më i madh në Republikën e Kosovës. Sipërfaqja e tërësishme e Zhurit është 4021 hektar, nga të cilat 472 ha ara dhe kopshte, 5 ha pemishte, 39 ha vreshta, 132 ha livadhe, 896 ha kullosa, 2365 ha pyje dhe 112 ha të tjera.

- Advertisement -

Në këtë pjesë shpesh ka pasur lëvizje të kufirit dhe Zhuri nëpër faza historike shpeshherë ka qenë nën Komunën e Kukësit, por ka pas periudha që edhe Kukësi ka qenë nën Komunën e Zhurit e herë-herë ka qenë nën Komunën e Prizrenit.

Si vendbanim është shumë i lashtë, mijëvjeçar, por sipas të dhë- nave si emër Zhur del që nga viti 1331 dhe është karakteristike se ky emër nuk ka pësuar ndryshime, ka ruajtur emrin Zhur. Zhuri shtrihet në një fushëgropë e rrethua me kodra dhe male.

Është fshat i tipit të dendur me një lartësi mbidetare mesatare prej 430 m, kjo në qendër të Zhurit. Zhuri si pasuri natyrore ka gurin gëlqeror dhe drurin e tani ka mbi të gjithë atë më të dhembshmin – kurbetin

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit