1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Ky është parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Rekomandime

Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme për disa ditë të ardhshme.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë barike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu.

- Advertisement -

Do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.

- Advertisement -

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të këtyre reshjeve të cilat do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe në bimësi përgjithësisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit