4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ky ishte urdhëri i parë i UÇK-së për mobilizim kundër serbëve

Rekomandime

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pikërisht më 31 mars 1999, pati bërë thirrje për një mobilizim të përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe dhe çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Ne po ua sjellim urdhrin e asaj kohe për mobilizim

- Advertisement -

Për t’iu përgjigjur më mirë zhvillimeve të kohëve të fundit, si rezultat i veprimtarisë ofensive të forcave serbe dhe për mundësinë e kryerjes më intensive të detyrave luftarake për çlirimin e Kosovës, në zbatim të Urdhrit Nr. 151, datë 31.03.1999, „Për mobilizimin e përgjithshëm për përballimin e ofensivës serbe për çlirimin e Kosovës”. Urdhëroj:

1) Mobilizimi e përgjithshëm në Kosovë e jashtë saj për të gjithë popullin e Kosovës për kompletimin e radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të fillojë me datën 01.04.1999 dhe të vazhdojë në proces.

2 ) Të detyruar për tu lajmëruar për në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë moshat nga 18-50 vjeç. Lajmërimi për regjistrim prej datës 01.04.1999 deri më 30. 04. 1999.

- Advertisement -

3 ) Të gjithë kuadrot ushtarake të lajmërohen për të marrë detyrat në strukturat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga data 01. deri më 25 prill 1999. Çdo kuadër i inkuadruar i ri, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të marrë urdhrin përkatës të emërimit në detyrën funksional nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

4) Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe Komandantët e njësiteve ushtarake, të marrin në dorë evidentimin e të gjithë të detyruarve për tu rreshtuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Të mbahen evidenca të sakta e të plota.

- Advertisement -

5) Për aftësinë e trupave dhe kuadrove të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngrihen edhe qendra të reja stërvitore, ku me programe intensive të bëhet aftësimi i trupave para futjes në front. Stërvitja do të zgjasë nga 10-15 ditë .

6) Për zbatimin e këtij urdhri kur nuk arrihet të gjejë zbatim detyrimi ligjor, Policia Ushtarake të veprojë brenda e jashtë Kosovës, për të detyruar paraqitjen e të gjithë atyre moshave që detyron vendimi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

7) Ngarkohen me zbatimin e këtij urdhëri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Komandantët e zonave të drejtimeve të njësive dhe Policia Ushtarake.

8) Ndjek zbatimin e këtij urdhri Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit