15.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

l riu nga Peja brenda javës aksidentohet tri herë, së fundi përpIaset në xhami

Rekomandime

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës në qendër të Pejës.

Vetura me tre pasagjerë ka goditur xhaminë.

- Advertisement -

Dy nga tre të Iënduarit janë liruar për në shtëpi.

Erdhi për të falur namazin e drekës. Por kur pa xhaminë në këtë gjendje, u përfshi nga emocionet.

Si një nga banorët më të vjetër të kësaj lagjeje, Halil Kasapolli thotë se e përjetoi rëndë ndodhinë, pasi e tërë familja kanë kryer rituale fetare në këtë xhami.

- Advertisement -

E në këtë gjendje xhamia erdhi për shkak të një vetaksidenti në orët e hershme të mëngjesit të së hënës.

Në ndihmë të tyre dolën banorët e lagjes të cilët i ndihmuan për të dal nga vetura.

- Advertisement -

Pas kësaj, në vendngjarje erdhi emergjenca ku u dërguan në spitalin rajonal për trajtim.

Televizioni mëson se i riu që voziste veturën, brenda një jave është trajtuar tre herë në spital si shkak i aksidenteve që ka pasur me automjete të tjera.

Madje edhe në aksidentin e fundit ishte i pajisur me protezë të qafës.

I njëjti është duke vazhduar trajtimin në Spital, për shkak të një frakture në krahë, ndërsa dy pasagjerët tjerë janë liruar për në shtëpi.

Ndërkohë, një tjetër banor i lagjes, ka një apel për vozitësit e organet e rendit.

Se shumë shpejtë do të bëhet edhe rregullimi i objektit të Xhamisë, e pohon kreu i BIK-ut në Pejë.

Ky aksident megjithatë nuk është i vetmi në këtë rrugë, pasi në të kaluarën ka pasur të tjerë madje me fatalitet.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit