4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

LAJMI I FUNDIT: Mbushen kapacitetet në tri klinika, nesër hapet intensiva në Mjekësinë sportive

Rekomandime

Nga nesër pacientët të cilët janë të konfirmuar pozitiv me Covid, dhe janë të intubuar ose me CPAP, do të trajtohen në intensivën e improvizuar në objektin e Mjekësisë Sportive në QKUK.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime brenda QKUK-së se është marr vendim nga Komiteti i SHSKUK-së për funksionalizimin e plotë të intensivës për të trajtuar pacientët e intubuar me Covid-19.

- Advertisement -

MSH kufizon testet për Covid nëpër komuna vetëm një numër i caktuar i rasteve simptomatike
Përveç tyre, edhe pacientët të cilët janë me terapinë e oksigjenit përmes metodës CPAP, do të zhvendosen poashtu në këtë njësi.

Ky vendim ka ardh pas mbushjes së kapaciteteve në klinikat Intekvië, Pulmologji dhe Dermatologji. Komiteti poashtu ka kërkuar që të bëhet reduktimi i stafit në mënyrë që të ketë kapacitete për aktivizimin dhe funksionimin e intensives në Mjekësinë sportive.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar edhe SHSKUK përmes një përgjigje zyrtare. “Mjekësia Sportive hapet nga dita e martë, 23 Qershor 2020 dhe në të vendosen rastet që kanë nevojë për CPAP dhe të intubuar. Për shkak të mbushjes së kapaciteteve në Klinikën Infektive, Pulmologji dhe Dermatologji”.

- Advertisement -

Për trajtimin e pacientëve në këtë njësi do të nevojiten anesteziologët, të cilët fatkeqësisht në spitalet publike në Kosovë janë në numër deficitar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit