2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Lirohet nga burgu ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Rekomandime

Ish-deputeti Etem Arifi, i cili është dënuar me një vit e tre muaj burgim, tashmë gjendet i lirë.

- Advertisement -

Lajmin për lirimin e tij nga burgu e kanë bërë të ditur familjarët e Arifit, me anë të postimeve në rrjete sociale.

Foto është bërë publike nga biri i tij.

- Advertisement -

Ai ishte i dënuar me një vjet e tre muaj burgim për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Sipas vendimit të gjykatës, ish-deputeti Arifi, së bashku me Bajram Gashin, drejtor i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, kanë përvetësuar rreth 26 mijë euro.

- Advertisement -

Në fillim të muajit gusht, Gjykata Themelore e Prishtinës lëshoi urdhërarrest, mirëpo deputeti Arifi arriti që t’i shmangej arrestimit.

Përkundër dënimit të formës së prerë të vitit 2019, deputeti Arifi mori pjesë në dy seanca të rëndësishme të Kuvendit të Kosovës, pasi kishte kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore.

Kjo kërkesë i ishte miratuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Në seancën e parë të rëndësishme, më 25 mars 2020, Arifi votoi për rrëzimin e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti. Në të dytën, më 3 qershor, vota e tij ishte vendimtare për formimin e Qeverisë së re të drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pjesëmarrjen në votim të deputetit Arifi si dhe ligjshmërinë e qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti e kontestoi Lëvizja Vetëvendosje e cila e dërgoi këtë rast në Gjykatë Kushtetuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit