2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Maçoku që qëndronte para spitalit punësohet si roje sigurie

Rekomandime

Jemi mësuar të shohim njerëzit tek bëjnë roje para ndërtesave të ndryshme, por në Australi ndodh një gjë jo e zakonshme, ndryshe nga kjo.

Në Spitalin Epworth në Richmond, roje është një maçok, i cili sigurohet që ligji dhe rendi të jenë prezentë në këtë spital.

- Advertisement -

Elwood, maçoku bardh e kuq, shihet mjaft shpesh përreth hyrjes kryesore të Spitalit Epworth. Patologia Chantel Trollip thotë se ai ka shkuar në spital gati çdo ditë për gati një vjet.

Ai shpenzon ditët duke “siguruar” hyrjen qendrore ose duke kontrolluar nëse ka kafshë të tjera apo merr rreze dielli.

Një ditë, derisa Trollip po shkonte në punë vërejti që në qafën e Elwoodit tashmë kishte një qafore me një mbishkrim në të. Nga afër pa se Elwoodi ishte punësuar në ekipin e sigurisë të Spitalit Epworth, shkruan Bored Panda.

- Advertisement -

Megjithatë, rutina e tij ditore nuk ka ndryshuar. Ai sërish sigurohet për rendin para hyrjes në spital dhe shtrihet nën diell.

Kur Trollip u pyet se sa kriminelë kishte arritur të zinte Elwood, u përgjigj se ëmbëlsia e maçokut ishte e mjaftueshme për çdo kriminel që të hiqte dorë nga ajo që do të synonte të kryente, transmeton KOHA.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit